Trump: Dy sulme në SHBA kanë ngadalësuar fushatën për zgjedhjet e Kongresit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka fajësuar dy sulme të tmerrshme kundër figurave publike dhe hebrenjve në një sinagogë, për ngadalësim të “momentit politik” të republikanëve, transmeton REL.

Duke folur në një tubim politik në Misuri, Trump ka thënë se “dy manjakë” kanë “ngadalësuar një moment shumë të madh”.

Megjithatë presidenti ka përmendur se përkujdesja për njerëzit është më e rëndësishme.

Deklaratat e Trumpit, të cilësuara si mospërfillëse, kanë ardhur në kohën kur Shtetet e Bashkuara janë duke u përgatitur që javën e ardhshme të mbajnë zgjedhjet për Kongres.

“Dy manjakë na kanë ngadalësuar një moment që ka qenë i jashtëzakonshëm, sepse për shtatë ditë askush nuk ka folur për zgjedhjet”, ka thënë Trump.

Më pas ai ka shtuar: Ç’është më e rëndësishmja, neve na duhet të kujdesemi për njerëzit tanë dhe nuk i kushtojmë rëndësi momentit, kur na ndodhë një turp, i llojit me të cilin është përballur shteti ynë”.

Kush mund të jetë ‘Befasia e Tetorit’ në zgjedhjet për Kongres?

Kritikët kanë qenë të shpejtë në dënimin e deklaratave të presidentit, duke thënë se ai më shumë po u kushton vëmendje zgjedhjeve sesa viktimave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button