Nigeri, 8 të vdekur gjatë sulmit të Boko Haram

Së paku tetë persona kanë humbur jetën gjatë një sulmi të organizatës terroriste Boko Haram në verilindje të Nigerisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Koordinatori i Agjencisë nacionale për situata emergjente (NEMA), Bashir Garga, për AA konfirmoi se terroristët e Boko Haram sulmuan kampin e refugjatëve në krahinën nigeriane Maiduguri.

“Gjatë sulmit humbën jetën së paku tetë persona, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur”, tha Garga.

Ai shtoi se të plagosurit në sulm janë transferuar në spital, duke theksuar se për shkak të sulmit terrorist një numër i madh i refugjatëve është evakuar nga kampi.

Boko Haram është një organizatë terroriste të cilën në Nigeri në fillim të vitit 2000 e themeloi Muhamed Yusuf për të luftuar kundër të gjitha llojeve të kulturës perëndimore, veçmas në sistemin arsimor të Nigerisë.

Yusuf nën rrethana të paqarta në vitin 2009 vdiq në burg, ndërsa Boko Haram për këtë shkak intensifikoi aktivitetet terroriste dhe u bë kërcënim global terrorist. Momentalisht vepron në Nigeri, Kamerun, Benin, Çad dhe Niger.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button