Tokë e premtuar

Ehoja e varfërisë ka ushtuar malet e zemrës

ajo gjëmon edhe brenda tullave të shtëpisë

një peshë, një plagë, i është varur thembrës

që pragun e derës, mendjen ka ndarë, ta braktisë!

 

Rrugët me kalldërme, që në jetë i di përmendësh

xhamitë, ngjyrat, dhe sokaqet që jetësojnë ato

në të tjera rrugë do ecësh, në tjera kafene do endesh

por në gropa këmba s’do zhytet më jo!

 

Perëndon kjo rini, siç perëndojnë sytë para gjumit

shtegtojnë në Perëndim, si zogjtë mërgimtarë pas Diellit

rrojnë me shpresë, që malli për vendlindje t’u zbraz llumin

e kafeve të panumërta, kur bënin gjysmë jetë.

Poezi e shkruar nga: Nita Hasani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button