VMRO-DPMNE e ka zgjedhë kryesinë e re të Unionit të Grave dhe Forcave Rinore

Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, deputetja Blagica Laskoska është emëruar kryetare e Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së, ndërkaq në krye të Forcave Rinore të VMRO-DPMNE-së, është zgjedhur Jovan Joleski.

Siç njoftojnë nga VMRO-DPMNE, Komiteti Ekzekutiv e ka hapur procedurën për zgjedhjen e trupit udhëheqës, ndërkaq deri sa të bëhet zgjedhja e kryetarëve të rinj,  në krye të Unionit të Grave dhe Forcave Rinore të VMRO-DPMNE, do të qëndrojë Laskoska dhe Joleski.

“Në mbledhjen e rregullt të Komitetit Ekzekutiv, u konfirmuan dorëheqjet e Daniela Rangelova dhe Luka Krzaloski nga pozitat e kryesisë së Unionit të Grave dhe Forcave Rinore të VMRO-DPMNE-së, dhe u vendos që të fillojë procedurë për zgjedhjen e organeve udhëheqëse të këtyre dy unioneve.  Deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj të Unionit të Grave dhe Forcave Rinore, Komiteti Ekzekutiv e ka emëruar Jovan Joleskin dhe Blagica Laskovska, njoftojnë nga VMRO-DMNE.

LEXO: Daniela Rangellova dha dorëheqje nga funksioni kryetare e Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së

LEXO: Edhe kryetari i Forcave Rinore të VMRO-DPMNE-së dha dorëheqje nga posti

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button