fbpx

India inauguroi statujën më të gjatë në botë (FOTO)

India të mërkurën ka inauguruar statujën më të gjatë në botë, një përmendore 400 milionë dollarëshe e heroit indian të pavarësisë, Vallabhbhai Patel, gati dyfish më e gjatë se “Statuja e Lirisë” në New York.

“Statuja e Unitetit”, 182-metërshe, e punuar nga çeliku dhe bronzi, e ngritur në shtetin perëndimor indian të Gujaratit, prej nga vjen edhe kryeministri i Indisë, është pjesë e përpjekjeve të partisë së tij nacionaliste hinduse për t’i kujtuar ata që i quan liderë “të harruar”, transmeton Koha.net.

“Patel ka dashur që India të jetë këmbëngulëse, e fortë, e ndjeshme dhe vigjilente, derisa ne jemi duke punuar në atë drejtim”, ka thënë kryeministri indian, Narendra Modi, gjatë ceremonisë së të mërkurës.

Image

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button