Trump planifikon anulimin e të drejtës së shtetësisë për të lindurit në SHBA

 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, planifikon t’i japë fund të drejtës për të fituar shtetësinë amerikane për fëmijët e lindur në SHBA, prindërit e të cilëve nuk janë shtetas amerikanë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trump në një deklaratë në programin “Axios on HBO”, tha se dëshiron që t’i japë fund praktikës për dhënien e shtetësisë për fëmijët të cilët lindin e territoret e këtij shteti dhe janë fëmijë të emigrantëve të parregullt apo të personave që nuk janë shtetas të SHBA-ve.

Në lidhje me pyetjen se a është legjitim një hap i tillë, presidenti amerikan tha se “Më thonë se këtë mund ta bëj me një urdhër presidencial”.

Trump po ashtu deklaroi se janë duke e shqyrtuar propozimin e juristëve në Shtëpinë e Bardhë.

Anulimi i shtetësisë amerikane nga lindja, e cila është një e drejtë e garantuar nga kushtetuta e SHBA-ve, mund të shkaktojë debat ligjor në lidhje me autoritetin e presidentit për ta ndryshuar atë vetëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button