Popullsia globale e kafshëve të egra ka rënë për 60% që nga viti 1970

Popullsia globale e kafshëve të egra ka rënë për 60% qysh prej vitit 1970 pasi që njerëzit po i përdorin tepër burimet natyrale, duke nxitur ndryshime klimatike dhe duke e ndotur planetin.

WWF në raportin e tyre ka bërë thirrje për një ‘marrëveshje globale’ ambicioze për natyrën dhe njerëzit, diçka të ngjashme me marrëveshjen ndërkombëtare të Parisit për ndryshimet klimatike, transmeton Telegrafi.

Vetëm çereku i zonës tokësore të botës është i pastër nga ndikimet e aktiviteteve njerëzore dhe deri në vitin 2050 kjo shifër do të bie dukshëm, thotë ‘Living Planet Report 2018’.

Përqindja botërore e zogjve të detit që kanë plastikë në stomak vlerësohet të jetë rritur nga 5% në vitin 1960 e në 90% sot,dhe bota veçse i ka humbur gjysmën e koraleve të pakta me ujë brenda 30 vjetëve.

Në përgjithësi, popullsia me më shumë se 4,000 specie të gjitarëve, zvarranikëve, zogjve, peshkve dhe amfibeve ka rënë mesatarisht 60% mes vitit 1970 dhe 2014.

Zonat tropikale janë ballafaquar me më së shumti efekt, ku është evidentuar 89% rënie në popullsinë e kafshëve të egra në Amerikën Latine dhe në Karaibe qysh prej vitit 1970.

Speciet që jetojnë habitate me ujë të freskët, siç janë bretkosat dhe peshqit e liqenve, kanë pasur rënie të popullsisë globale prej 83%.

Nga iriqët te elefantët, rinoqerontët e deri te arushat polare, numri i kafshëve të egra është në rënie për shkak të humbjeve të habitatit, gjuetisë pa leje, ndotjes së tokës dhe detit, e madje edhe për shkak të rritjes globale të temperaturave.

Ekspertët thonë se është koha ta balancojmë konsumimin tonë në raport me nevojat e natyrës, dhe ta mbrojmë të vetmin planet që është shtëpia jonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button