fbpx

Liderët katalonjas do t’i vazhdojnë përpjekjet për pavarësi nga Spanja

Liderët katalonjas të shtunën e kanë shënuar njëvjetorin e shpalljes së dështuar të pavarësisë, me protesta dhe premtime se do t’i vazhdojnë përpjekjet për shkëputje nga Spanja, shkruan Koha.net.

Madridi e kishte futur Katalonjën nën kontroll direkt, pasi që liderët katalonjas kishin shpallur pavarësinë, pas një referendumi.

Zgjedhjet më vonë e kishin kthyer në pushtet një qeveri rajonale pro-pavarësisë, ndonëse partia katalonjase që mbështet unionin me Spanjën kishte fituar shumicën e votave, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

“Kthimi mbrapa nuk është opsion”, ka thënë presidenti katalonjas, Quim Torra, gjatë një fjalimi televiziv, derisa ka kërkuar lirimin nga burgu të liderëve pro-pavarësisë. “Nuk do të pranojmë vendim tjetër pos lirimit të plotë”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button