Zhernovski: Qeveria punon me përkushtim në zhvillimin e sektorit energjetik

Qeveria punon me përkushtim në zhvillimin e sektorit energjetik, ndërsa për këtë flasin proceset e shumta reformuese të cilët zhvillohen në këtë plan. Ligji i miratuar për energjetikë i cili është i harmonizuar me direktivat evropiane, përveç përparësive të cilat i ofron mundëson stimulim të përdorimit të burimeve ripërtëritëse të energjisë  si dhe një sërë mundësish për kompanitë energjetike të Maqedonisë, që do t’i bëjnë më konkurruese në tregun botëror dhe në tranzicionin e ri energjetik, transmeton MIA.

Këtë e tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski gjatë fjalimi në panelin me temë “Energjia si parakusht për zhvillim dhe bashkëpunim ekonomik në Mesdhe” i cili u mbajt në kuadër të “Konferencës Mesdhetare – OSBE 2018 ” në Spanjë.

Gjatë bisedës me ministrat e Punëve të Jashtme të Sllovakisë dhe Spanjës, Miroslav Lajçak dhe Xhozef Borel Fonteles, si dhe me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së Tomas Greminger u potencua se procesi i integrimit të Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO shënon progres dinamik dhe të dukshëm, ndërsa rezultuan me fillimin e procesit të skriningut me BE-në muajin e kaluar, si dhe fillimin e negociatave inkuadruese me NATO-n javën e kaluar”, kumtoi MPJ.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button