U formua Komisioni për bartjen e pajisjeve teknike edhe të dokumenteve nga MPB-DSK në ATO (për përgjime)

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në seancën e sotme formoi Komisionin për bartjen e pajisjeve teknike për përcjelljen e komunikimeve dhe të dokumentacionit teknik nga Ministria e Punëve të Brendshme – Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit në Agjencinë Teknike Operative (ATO), njofton Portalb.mk.

LEXO: Do të formohet Agjencia ATO e cila do t’i zhvillojë përgjimet në Maqedoni

Komisioni ka për detyrë ta konstatojë gjendjen faktike të pajisjeve teknike për përcjellje të komunikimeve si dhe të dokumentacionit teknik që cilët do barten nga Ministria e Punëve të Brendshme -Drejtoria për Sigurim dhe Kundërzbulim në Agjencinë Teknike Operative.

Komisioni përbëhet nga përfaqësues të MPB-së nga ATO, nga Gjykata e Lartë, nga Prokuroria Publike, Drejtoria për Sigurimin e Informacioneve të Klasifikuara, si dhe nga Komisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të masës së posaçme hetuese për përcjellje të komunikimeve.

Gjithashtu, ka për detyrë të bëjë evidentimin e të gjitha masave aktive për përcjelljen e komunikimeve, si dhe të hartojë procesverbal për detyrën e kryer.

“Formimi i këtij Komisioni duhet të jetë garanci për implementimin e duhur të ligjeve nga të cilat edhe rrjedhin obligimet e Qeverisë së Maqedonisë të sigurojë të gjitha kushtet për fillimin e punës së Agjencisë Teknike Operative, deri në ditën e fillimit të zbatimit të ligjit në fjalë, përkatësisht nga 1 nëntori i këtij viti.” thuhet në kumtesën e Qeverisë.

 

LEXO: Propozim-rebalanci buxhetor, janë paraparë mjete edhe për Agjencinë ATO

LEXO: Skandali me përgjimet, Portalb mësoi emrat e individëve që do ta reformojnë DSK-në
LEXO: Kuvendi sot e ka votuar Zoran Angellovskin për drejtor të ATO-s

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button