Organizatat e gazetarëve kërkojnë që të publikohen emrat gazetarëve të korruptuar

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, Këshilli i etikës në media dhe Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve të medias, dje kanë dërguar një kërkesë deri te portali grek “Iefimerida” që ti publikoj emrat e gazetarëve dhe mediave që kanë marrë para për të përkrahur Marrëveshjen e Prespës, njofton Portalb.mk.

Portali grek “Iefimerida” para një jave ka publikuar një informacion se Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë ka shpenzuar miliona për ti korruptuar gazetarët dhe mediat nga Maqedonia dhe Shqipëria.

Sipas organizatave të gazetarëve, publikimi i informatave gjysmake lidhur me punën e gazetarëve maqedonas, rrënon kredibilitetin dhe besimin e tyre para opinionit dhe në të njëjtën kohë janë spekulime qëllimkeqe, të cilat mund t’u shërbejnë vetëm interesave të ndryshme politike.

Mediat në Maqedoni dhe Shqipëri, kanë marrë para nga fondet e fshehura të MPJ-së Greke

Rreth 1 milion euro nga fondet e fshehta të Ministrisë për Punë të Jashtme të Greqisë ka përfunduar në disa media të Maqedonisë dhe Shqipërisë, si dhe për përkrahje të kishave, ka zbuluar portali grek “Ajefimerida”, shkruan Makfaks.

“Në dokumentin e vulosur që e solli në Kuvend një nëpunës special i MPJ-së, ishin tre kode, kurse shuma e përgjithshme në dipozicion ishte rreth 1.000.000 euro. Kodi i parë referohet për paratë e shpërndara për mediumet në Maqedoni dhe Shqipëri. Kodi i dytë ka të bëj me financimin e mediave në Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Ndërkaq kodi i tretë ka të bëj me paratë që janë shpërndarë për përkrahje të kishave ortodokse”, shkruan Ajefiremida.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button