Atletico Madridi interesohet për Gabigolin
Atletico Madridi thuhet se është i interesuar në nënshkrimin e sulmuesit të Interit, Gabriel Barbosa i njohur ndryshe si Gabigol.
Sipas mediumit brazilian Globoesporte, Atletico janë në gjurmët e Gabigolit, i cili është i huazuar te Santosi nga viti e kaluar, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, sulmuesi brazilian mbetet nën pronësi të Interit edhe do të kthehet në Itali më 31 dhjetor.
Santosi është i prirur të mbajë 22-vjeçarin përtej huazimit të tij, por do ta jetë jashtëzakonisht e vështirë ta bëjë këtë për arsye financiare.
Si pasojë, Los Colchoneros do të monitorojë situatën, duke pasur parasysh mungesën e golave të skuadrën në këtë sezon.
Raporti i mediumit brazilian është vërtetuar nga ata spanjollë, që pretendojnë se Atletico dëshiron t’i japë Diego Simeones dhuratën e një sulmuesi në janar.