Ford tërhoqi 1.3 milion modele Focus në SHBA

Kompania automobilistike Ford ka njoftuar tërheqjen e afër 1.3 milion automjeteve të modelit Focus në SHBA për shkak të problemit me sistemin e karburantit, i cili mund të shkakton fikjen e motorit pa paralajmërim, raporton Anadolu Agency (AA).

Tërheqja përfshin automjetet e prodhuara në periudhën 2012-2018 me motor dy litërsh dhe katër cilindra.

Kompania Ford bën të ditur se valvula në sistemin e karburantit mund të mbetet në pozicionin e hapur dhe të shkaktojë më shumë vakum, e cila nuk mund të detektohet nga sistemi elektrik i karburantit. Niveli i lartë i vakumit mund të shkaktojë probleme në rezervuarin e karburantit si dhe probleme të tjera.

Tërheqja ka ardhur menjëherë pasi Administrata e Sigursisë Kombëtare të Komunikacionit e ka njoftuar kompaninë Ford lidhur me defektin në fjalë.

Shitësit do të riprogramojnë kompjuterët dhe do të zëvendësojnë valvulat e sistemit të karburantit nëse është nevoja. Ata po ashtu do të kontrollojnë kutinë e karbonit dhe rezervuarin e karburantit dhe sipas nevojës do t’i zëvendësojnë.

Ford i paralajmëroi pronarët që të mbajnë në gjysëm rezervuarin e karburantit deri në servisim.

Kompania po ashtu tha se nuk është raportuar asnjë aksident apo lëndime nga defekti.

Tërheqja pritet të fillojë më 10 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button