Rusia akuzoi SHBA-të për sulm me dron mbi bazën e saj në Siri

 Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Alexander Fomin, akuzoi sot SHBA-të se qëndrojnë pas sulmit me dron në bazën ushtarake ruse në Siri, janarin e këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Më 6 janar, 13 dronë sulmuan bazën ajrore Hmeimim të cilën e kontrollon Rusia si dhe bazën detare Tartus, të dyja këto në Siri.

Në sulmin në fjalë u shkatëruan gjashtë dronë ndërsa forcat ruse morën kontrollin e shtatë të tjerëve të cilët i ateruan në Hmeimim për shqyrtim të mëtejshëm.

“Dronët po lëviznin për t’u zhvendosur për një betejë luftarake ndërkohë që një avion ushtarak amerikan, Poseidon-8 po fluturonte mbi det të hapur afër Sirisë”, tha Fomin, gjatë një fjalimi në seancën plenare të forumit të sigurisë Xiangshan në Pekin.

“Kur dronët u ndeshën me sistemin rus të zhurmës, kaluan në regjimin e kontrollit manual, i cili u bë nga Poseidon-8”, tha ai.

Siç tha Fomin, ishte e nevojshme të ndalohej pajisja e terroristëve me armë të teknologjisë së lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button