fbpx

Kushtet në shkolla: Katër paralele të klasës së parë të shkollës ‘Penko’ mësojnë në çerdhe

Katër paralele të klasës së parë në shkollën fillore “Petar Zdravkovski Penko” zhvillojnë mësimin në çerdhen në afërsi të objektit shkollor, për shkak të mungesës së hapësirës, gjegjësisht klasave në objektin e shkollës. Kjo është një ndër arsyet pse kjo shkollë ka probleme me kushtet e ambientit mësimor, njofton Portalb.mk.

Prindërit janë të shqetësuar se nëse nuk shtohet hapësira e objektit ekzistues, nuk ka vend për këto klasa edhe në vitin e ardhshëm.

“Kemi dëgjuar se kërkohet shtimi i hapësirës, por nuk e dimë se kur do të ndodh. Nuk e dimë se si do të mësojnë fëmijët vitin e ardhshëm a do ta vazhdojnë edhe klasën e dytë në hapësirat e çerdhes apo si do të bëhet zgjidhja e këtij problemi”, thonë prindërit.

“Klasa e parë është me zbavitëse, por për klasën e dytë më fillojnë të marrin mësime dhe nuk duket e përshtatshme kjo hapësirë momentale”, thonë ata.

Çerdhja në të cilën mësojnë katër paralelet e klasës së parë

Drejtori thotë se kërkesa është bërë në MASH për zgjerimin e objektit

Nga ana tjetër drejtori i kësaj shkolle Enis Memeti thotë për Portalb.mk, se në kërkesën që është bërë në Ministrinë e Arsimit, është kërkuar që të shtohen hapësirat e objektit shkollor edhe për katër klasë, gjegjësisht për këto klasë që janë duke mësuar në çerdhe.

“Kërkesa është bërë në MASH për zgjerimin dhe në atë objekt që do të ndërtohet do të bëhen katër klasa shtesë, si për fillim. Ato katër klasa që kërkojmë të ndërtohen, janë shkaku se ne kemi katër paralele që mësojnë në objektin e çerdhes që është në afërsi të shkollës tonë. Ato janë të klasës parë dhe ne planifikojmë që ato paralele t’i sistemojmë në objektin shtesë të cilin e kërkojmë. Kjo kërkesë është prioritet”, tha për Portalb, Memeti.

Ai shtoi se sipas bisedimeve me Ministrin e arsimit, Arbër Ademi, shpreson që ky projekt do të jetë pjesë e buxhetit të MASH-it gjatë vitit të ardhshëm.

Prindërit e nxënësve kërkojnë:

MASH të ndajë buxhet që të shtohet hapësira e objektit ekzistues për klasa të reja

Drejtoria e shkollës të kërkojë me këmbëngulje zgjidhjen e problemit të hapësirës

Çerdhja në të cilën mësojnë katër paralelet e klasës së parë

Në këtë shkollë mësojnë 1654 nxënës, të ndarë në 65 paralele në tre gjuhë, në shqip, maqedonisht dhe turqisht. Ka paralele që tejkalojnë numrin e përcaktuar me ligj. Sipas ligjit, numri minimal i nxënësve në një paralele është 24 dhe maksimal 34, mirëpo paralele mund të formohet edhe me numër më të vogël nëse plotësohen kushtet.

 

Çdo prind që ka ankesa për ndonjë parregullsi në shkollat fillore të Maqedonisë, mund të paraqet rastin te këto sektorë dhe persona përgjegjës në Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës :

  1. Sektori për arsimin fillor

Sektori për arsim fillor përfshin dy njësi dhe atë:

-Njësia për arsim fillor

-Njësia për financimin e arsimit fillor dhe zhvillimin e karrierës

Udhëheqëse sektori:

Elena Ivanovska +389 2 3117 896 elena.ivanovska@mon.gov.mk

  1. Sektori për standarde të nxënësve dhe studentëve

Në këtë sektor ka dy njësi:

-Njësia për standard të nxënësve dhe

-Njësia për standard të studentëve

Përgjegjësit e këtyre sektorëve janë:

Qenan Sali +389 2 3117 896 qenan.sali@mon.gov.mk

dhe

Xhemile Idrizi  +389 2 3117 896 xhemile.lamallari@mon.gov.mk

LEXO: Kushtet në shkolla: Paralelet në ‘Penko’ të stërmbushura me nxënës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button