Qeveria: Koncesioni për hidrocentralin, Angjushevit iu dha nga Qeveria e VMRO-DPMNE-së

Marrëveshja për ndërtimin e një hidrocentrali të ri të vogël i është dhënë Koço Angjushevit nga Qeveria e mëparshme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Ajo është marrëveshje për koncesion në bazë të së cilës është fituar qira për një kohë të gjatë për tokë shtetërore, ndërsa është nënshkruar në vitin 2015 bazuar në një procedurë tenderimi, thuhet në reagimin e Qeverisë së Maqedonisë ndaj pres konferencës së VMRO-DPMNE-së.

“E porositim VMRO-DPMNE-në se para se të mbajë pres konferencë të konsultohet edhe me kryetarin e partisë Hristian Mickoski, i cili përmes pjesëmarrjes në koncesionerin “MINKA-ENERGOTEK” ka fituar qira për një kohë të gjatë nga Qeveria e mëparshme për disa nga hidrocentralet e ndërtuara dhe është i njoftuar mirë me procedurat administrative në gjithë procesin për dhënien e koncesionerit, ndërtim dhe vënie në funksion të një hidrocentrali të ri”, shkruan në kumtesën e Qeverisë.

Ata theksojnë se bëhet fjalë për të drejta dhe detyrime rreptësisht të përcaktuara nga Marrëveshjet për koncesion. Potencojnë se nuk ka asgjë joligjore në sjelljen e vendimit, dhe aq më pak konflikt të interesave brenda në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

“Konflikt të interesit ndodh kur kryetari i mëparshëm i Qeverisë Nikolla Gruevski do të jep pëlqim për këshilltarin e tij për energjetikë, kryetar i tanishëm i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, të ndërtojë hidrocentrale të vogla nëpërmjet kompanive ku ai ka pjesëmarrje. Kjo mes tjerash nuk ishte shpallur në mënyrë transparente por ishte zbuluar disa vite më vonë”, theksojnë nga Qeveria e RM-së dhe shtojnë se për dallim nga sjellja e tillë nga ana e tyre, Angjushevi është një funksionar përgjegjës i cili me kohë e ka dorëzuar fletë pronësinë ku janë përmendur të gjitha firmat e tij, dhe në mënyrë publike dhe transparente e prezantoi para publikut të gjerë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button