Para vrasjes së planifikuar, ekipi saudit ka bërë inspektime

Në kuadër të hetimeve për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, është zbuluar se para vrasjes me një automjet me targa diplomatike që i përket konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll është bërë inspektim në pyllin “Belgrad” të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë vazhdojnë hetimet gjithëpërfshirëse të Prokurorisë Publike të Stambollit në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Khashoggi.

Ekipet të cilat po bëjnë përpjekje intensive për ndriçimin e rastit, janë duke i ekzaminuar kamerat e sigurisë në pika të shumta të qytetit, duke filluar nga ato përreth konsullatës.

Në kuadër të kësaj, pamjet 2.000 orëshe të marra nga 137 kamera që ndodeshin në 62 pika, duke filluar nga Aeroporti Ataturk dhe lagjet Levent dhe Sultanahmet në Stamboll, janë ekzaminuar nga një ekip special.

Në bazë të pamjeve janë identifikuar hap për hapi lëvizjet para dhe pas rastit të zyrtarëve të konsullatës dhe të ekipit saudit prej 15 personave që kishin shkuar për ekzekutimin e Khashoggit.

Në pamjet në mesin e të cilëve ndodhen edhe momentet e ardhjes së Khashoggit në konsullatë, po ashtu shihet se zyrtarët e konsullatës një ditë para këtij rasti në orët e mbrëmjes së 1 tetorit kanë provuar nëse do të mund të hyjë nga dera e oborrit një minibus me targa diplomatike apo jo.

Në anën tjetër është përcaktuar se më 1 tetor një ekip prej tre personash ka arritur nga Arabia Saudite me fluturim të planifikuar dhe se pas vendosjes në një hotel kanë shkuar në konsullatë.

Po ashtu është zbuluar se një ekip tjetër i Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll me një automjet me targa diplomatike më 1 tetor ka bërë inspektim në pyllin “Belgrad” në Stamboll. Janë gjetur fotografitë e hyrjes së automjetit në pyllin “Belgrad”, si dhe të momenteve kur Khashoggi ka arritur në aeroportin Ataturk në Stamboll më 1 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button