fbpx

Lëvizja BESA me kryetar Kasamin dorëzoi 4 amendamente kushtetuese

Lëvizja Besa me kryetar Bilall Kasamin ka dorëzuar sot në Kuvend amendamentet kushtetuese që do të diskutohen njëherazi me ndryshimet kushtetuese në lidhje me Marrëveshjen e Prespës.

Amendamentet mund t’i lexoni më poshtë:

  • Në pjesën e Preambulës të rikthehet propozimi që u miratua nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit nga viti 2001, ku Maqedonia e definonte si shtet të barabartë të gjithë qytetarët e saj.
  • Në të gjithë territorin e Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuha zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi cirilik dhe gjuha shqipe dhe shkrimi i saj.
  • Maqedonia përkujdeset për të gjithë qytetarët e saj që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë dhe jo vetëm për popullatën maqedonase në veçanti, ndërsa etnitë e tjera të përgjithësuara në qytetarë të tjerë.
  • Që të mos lejojnë kryetarin e shtetit të bllokojë ligjet e miratuara për herë të dytë në Kuvend, duke mundësuar që pas votimit të dytë dhe mos dekretimit nga kryetari i Republikës në afat kohor të përcaktuar, ligji i aprovuar të publikohet vetëm me nënshkrimin e Kryetarit të Kuvendit.

Amendamente për “çështjen shqiptare”, gjegjësisht për gjuhën dhe shtetësinë kanë paralajmëruar edhe nga partia Aleanca për Shqiptarët. Ata pritet që gjithashtu të propozojnë ndryshimin e preambulës, por edhe për zyrtarizmin e plotë të gjuhës shqipe

Amendamente për këto çështje nuk kanë paralajmëruar asnjë parti tjetër, të cilat janë në koalicion qeveritar, të cilat vlerësojnë se një gjë e tillë do ta rëndonte procesin e miratimit të Marrëveshjes së Prespës.

Ndryshe, nëse partitë opozitare do ta kushtëzojnë votimin e amendamenteve të Marrëveshjes së Prespës, kjo do të nënkuptojë se kryeministri Zoran Zaev, do të humb 4 deputetë, nga 80-të e siguruara që votuan “për” hapjes së procedurës për ndryshimet kushtetuese.

Maqedoni, këto janë qëndrimet e partive për amendamentet për “çështjen shqiptare”

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close