Zaev-Cerar: Sllovenia e mbështet Marrëveshjen e Prespës dhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE

Zëvendëskryeministri i Sllovenisë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Miro Cerar sot është takuar me kryeministrin Zoran Zaev dhe ashtu siç njoftojnë nga Qeveria, e ka përshëndetur për politikat e guximshme dhe të mençura, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç informojnë nga shërbimi qeveritar, Cerar, i cili është në vizitë zyrtare në Maqedoni, gjithashtu e ka përshëndetur vendimin e Kuvendit për fillimin e procedurës për ndryshimet kushtetuese, në drejtim të realizimit të Marrëveshjes së Prespës dhe hapërimit drejt integrimeve euro-atlantike të Maqedonisë. Ai ka paralajmëruar se Sllovenia e mbështet zhvillimin e Maqedonisë dhe anëtarësimin e saj në NATO dhe BE.

Kryeministri Zaev, siç thuhet në kumtesë, i ka dëshiruar sukses Qeverisë së Sllovenisë, kryeministrit të ri dhe ministrave dhe i është falënderuar për mbështetjen miqësore që e merr Maqedonia nga vendi i tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button