DASH: Vlerësimet e Moskës se SHBA është përzier në votimin në Kuvendin e Maqedonisë janë gënjeshtra

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), i vlerësoi si të paarsyeshme dhe përpjekje për dezinformim dhe propagandë, akuzat e Rusisë se SHBA është e përfshirë në votimin në Kuvendin e Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese, njofton Portalb.mk.

“Çdo vlerësim se përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së janë përfshirë në procesin e votimit në Kuvend është i paarsyeshëm dhe i rrejshëm. SHBA e përshëndet vendimin e Kuvendit të Maqedonisë që t’i fillojë ndryshimet kushtetuese të cilat janë të patjetërsueshme për zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë. SHBA beson se Marrëveshja e Prespës është mundësi historike për promovim të stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në tërë rajonin”, deklaroi zëdhënësi i DASH-it, në bisedë jo-formale me gazetarët.

DASH u sugjeron të gjithë atyre që duan të hulumtojnë se si deputetët kanë votuar, atë ta bëjnë në konsultim me deputetët, në vend që të shfrytëzojnë propagandë dhe dezinformim rus.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë kategorikisht i ka hedhur poshtë vlerësimet e Moskës në lidhje me votimin e ndryshimeve kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button