Kocijançiç: KE dhe Serbia kanë pikëpamje shumë të ndryshme për ndërprerjen e dialogut

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është duke u zhvilluar në nivel teknik dhe ekspertësh, ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç.

Në një bisedë për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, ka thënë se qëllimi është që të caktohet takimi i radhës i nivelit të lartë mes zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë.

Ajo tha se Beogradi dhe Komisioni Evropian kanë pikëpamje të ndryshme ndaj dialogut. Beogradi dhe disa zyrtarë ndërkombëtarë mendojnë se ai u ndërpre për shkak të konfliktit mes liderëve të Kosovës dhe qëllimit të kësaj të fundit për të formuar ushtrinë, transmeton Koha.net.

“Vlerësimet tona për gjendjen e dialogut janë dukshëm të ndryshme”, tha Kocijançiç, duke mos u thelluar më tej.

Kjo ishte përgjigja e saj ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, se “Serbia është në një pozicion shumë të rëndë” për shkak të qëllimeve të Kosovës për të formuar ushtrinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button