Një gjerman është dënuar me 12 vite burg sepse ka helmuar ushqimin për fëmijë

Një shtetas gjerman është dënuar me 12 vite burg me akuzat për tentim-vrasje, duke helmuar ushqimet për fëmijë në vitrinat e dyqaneve, pasi paraprakisht kishte dështuar në përpjekjen për të marrë para nga supermarketet përmes zhvatjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat gjermane raportojnë se gjykata shtetërore në Ravensburg dënoi të hënën me 12 vjet burg një shtetas 54 vjeçar, emri i të cilit nuk u publikua në përputhje me Ligjin për Privatësi.

Vjeshtën e kaluar, personi në fjalë kishte dërguar një e-mail në të cilin kërcënoi se do të helmojë ushqimet për fëmijë nëse nuk i paguhen 10 milionë euro.

Autoritetet bën të ditur se personi në fjalë i kishte informuar se ka helmuar pesë kavanozë me ushqim për fëmijë në një dyqan në Friedrichshafen. Forcat e sigurisë arritën të gjejnë kavanozët para se të ishin shitur dhe brenda tyre zbuluan etilen glikol, një përbërje e cila ndodhet në antifriz.

ADN-ja e gjetur te kavanozët dhe kamerat e sigurisë bën që policia të zbulojë të dyshuarin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button