Samsung, detaje për Galaxy S10, hiqet veçoria karakteristike

Drejtuesit kryesorë të kompanisë Samsung janë takuar kohët e fundit në Kinë për të diskutuar telefonin e ri që do të nxjerrin për përvjetorin e 10-të të Galaxy, S10, transmeton Top Channel. 

Informacionet e dala deri tani tregojnë se Samsung do të përdorë një teknologji të re për njohjen e shenjave të gishtave. Tani do të mjaftojë që të vendoset gishti kudo nëpër ekran, dhe telefoni do ta njohë për ta zhbllokuar.

Po ashtu, sensorët që ndodheshin në pjesën e sipërme, do të mbulohen nga ekrani. E gjithë pjesa ballore do të jetë ekran. Sensorët dhe altoparlanti prej ku do të dëgjoni telefonatat, do të jenë po aty, të mbuluar me ekran. Teknologjia e fundit mundëson që sensorët të shohin që përtej ekranit, por përdoruesi nuk i sheh.

Një ndryshim i veçantë që pritet të ndodhë, është versioni “Edge”. Ekranet e S10 nuk do të jenë më të kthyer në anë, por do të jenë plotësisht të sheshtë.

Këto janë vetëm disa detaje, pasi Samsung është i vendosur që për 10-vjetorin të ofrojë diçka plotësisht të re, për të festuar jubileun.

Tani do të mjaftojë që të vendoset gishti kudo nëpër ekran, dhe telefoni do ta njohë për ta zhbllokuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button