fbpx

Padi penale kundër një personi për kërcënim dhe përhapje të gjuhës së urrejtjes ndaj deputetëve të Kuvendit

Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale pranë Ministrisë për Punë të Brendshme deri tek Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka ngritur njoftim për zbulimin e përmbajtjeve në të cilat ka thirrje për dhunë apo njoftime për sjellje të cilat nënkuptojnë kërcënim të sigurisë dhe të cilat janë shpallur në rrjetin social facebook në 24 orët e kaluara, dhe të njëjtat janë dokumentuar në mënyrë përkatëse, transmeton Alsat.

Kundër G.T. (48) nga Shkupi për shkak të shpalljes në rrjetin social Facebook përmes të cilës përhapet gjuhë e urrejtjes dhe kërcënim i sigurisë së deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, deri tek Prokuroria Publike kompetente do të parashtrohet Padi Penale në pajtim me Nenin 319 dhe 144, alineja 4 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë.

Nga Policia thonë se Ministria e Brendshme nuk do të toleroj kërcënime me jetë të qytetarëve dhe thirrje për dhunë dhe do t’i ndërmerr të gjitha masat e duhura për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.

Ndryshe, kërcënimi dhe shpërndarja e gjuhës së urrejtjes ka të bëjë me deputetët e opozitës që votuan kundër qëndrimit të partisë për hapjen e ndryshimeve kushtetuese, gjegjësisht votuan “për”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button