fbpx

Së shpejti hapet ura më e gjatë në botë (Video)

Ura Hong Kong – Zhuhai-Macao, e cila lidh anët lindore dhe perëndimore të Deltës së lumit Pearl në jug të Kinës, do të hapet zyrtarisht më 23 tetor të këtij viti.

Bëhet fjalë për një strukturë titanike që ndërlidh një urë, katër ishuj artificialë dhe një tunel prej 6.7 kilometra shtrihet në një total prej gati 55 kilometrash, përcjell albinfo.ch.

Siç shkruan “scan-tv”, janë jo më pak se 420,000 tonë çelik, ekuivalente me gjashtëdhjetë kullat Eiffel, por edhe shtatë vjet punë do të ishte e nevojshme për të lidhur qytetet e Hong-Kongut, Macaut dhe Zhuhait.

Ky ndërtim prej 15 miliardë eurosh do të zvogëlojë kohën e udhëtimit mes këtyre tre qyteteve në 45 minuta, kundër tre orëve deri më tani. Çdo ditë do të përdoret nga gati 40 mijë automjete në gjashtë korsi.

Ky projekt ka lindur në vitin 2010, pas një marrëveshjeje midis qeverive të Provincës Guangdong në Kinë, Hong-Kong dhe Makao.

Në këtë projekt gjigand u përfshin 20 mijë inxhinierë që punonin në të njëjtën kohë.

Dy vjet më parë, Kina përuroi urën më të lartë në botë në më shumë se 500 metra mbi nivelin e tokës për të lidhur dy krahinat malore të jug-perëndimit midis qyteteve të Xuanwei dhe Shuicheng.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button