Mediat në Maqedoni dhe Shqipëri, kanë marrë para nga fondet e fshehura të MPJ-së Greke

Rreth 1 milion euro nga fondet e fshehta të Ministrisë për Punë të Jashtme të Greqisë ka përfunduar në disa media të Maqedonisë dhe Shqipërisë, si dhe për përkrahje të kishave, ka zbuluar portali grek “Ajefimerida”, shkruan Makfaks.

“Në dokumentin e vulosur që e solli në Kuvend një nëpunës special i MPJ-së, ishin tre kode, kurse shuma e përgjithshme në dipozicion ishte rreth 1.000.000 euro. Kodi i parë referohet për paratë e shpërndara për mediumet në Maqedoni dhe Shqipëri. Kodi i dytë ka të bëj me financimin e mediave në Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Ndërkaq kodi i tretë ka të bëj me paratë që janë shpërndarë për përkrahje të kishave ortodokse”, shkruan Ajefiremida.

Në pyetjen për nënkryetarët e Kuvendit se pse janë financuar mediat e vendeve fqinje, ata kanë shpjeguar se kjo është bërë  me qëllim që mediat të shkruajnë pozitivisht për Greqinë si dhe të lobohen gazetarët dhe udhëheqësit e mediave në favor të Greqisë

Pas publikimit të tekstit në portalin grek, Prokuroria Publika ka kërkuar që të hapet hetim. Ndërkaq nga kabineti i kryeministrit Aleksis Cipras, thonë se publikimi i teksteve të këtilla për shpërndarjen e fondeve të fshehura të MPJ-së ndikon direkt në interesat nacional të vendit, madje nga kabineti i tij dyshojnë se pas këtij teksti qëndron Demokacia e Re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button