Putin për sulmin në Krime fajëson globalizimin

 Presidenti rus Vladimir Putin të shtënat vdekjeprurëse dhe sulmin me bombë të adoleshentit në Krime i quajti “rezultat i globalizimit” duke shtuar se të rriturit nuk u japin të rinjve alternativë për të shprehur zemërimin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të mërkurën një student 18 vjeçar hyri në një fakultet në qytetin Krech dhe vrau 21 persona ndërsa plagosi më shumë se 50 të tjerë. Motivet e vrasësit, i cili në fund kreu vetëvrasje, ende nuk dihen, ndonëse zyrtarët e Krimesë theksuan se dyshojnë se gjatë planifikimit të sulmit ka pasur bashkëpunëtorë.

Duke folur në konferencën ndërkombëtare të ekspertëve për politikë, Putin sulmin e ndërlidhi me “globalizimin”, duke tërhequr paralelen me sulmet e ngjashme që më parë ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ai theksoi se fakti që adoleshentët posedojnë armë dhe me tërbim qëllojnë do të thotë që të rriturit “reagojnë shumë dobët ndaj ndryshimeve të shpejta në realitet”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button