OEMVP: Institucionet shtetërore pengojnë investitorët

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka reaguar për vështirësitë me të cilat përballen afaristët gjatë investimeve në vend. Nga OEMVP vlerësojnë se investitorët në Maqedoni janë të kushtëzuar nga institucionet duke i përmendur dy rastet e fundit ku dy investitorë në komunën e Aerodromit dhe Karposhit morën ndalesë për të vazhduar ndërtimin  e objekteve, njofton Portalb.mk.

Kryetari i OEMVP-së Nebi Hoxha, u shpreh i pakënaqur lidhur me vendimet e fundit të institucioneve shtetërore të cilat pengojnë veprimtarinë e investitorëve në vend. Sipas tij shkaku i këtyre pengesa ekonomia e vendit është në gjendje të vështirë kurse investitorët dhe fuqia punëtore janë në humbje.

“Gjendja politike dhe shoqërore e vendit si rrjedhojë sjell pasiguri në zbatimin e drejtë dhe institucional të obligimeve të më shumë palëve të përfshira në jetën ekonomike dhe administrative në vend, që mund të vërehet edhe nga raporti për Indeksin global të konkurrueshmërisë të Forumit ekonomik botëror, që ne si odë dhe partner i Forumit ekonomik botëror e publikuam dje”, tha Hoxha.

Sipas Hoxhës, rasti i shfuqizimit të planeve detale urbanistike në Komunën e Karposhit dhe në Komunën e Aerodromit janë raste eklatante ku një numër biznesesh përjetuan humbje të mëdha financiare, jo për shkak të sjelljes joparimore dhe mangësive në miratim të planeve, por në raste të caktuara edhe për sjelljen me papërgjegjësi të institucioneve të cilat nuk i respektojnë

Ai ju bëri apel institucioneve qendrore dhe lokale që problemeve me të cilat ballafaqohen bizneset, t’ju qasen me përkushtimin më të madh dhe me punë serioze që të njëjtat sa më shpejtë të zgjidhen dhe të mos përsëriten.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button