fbpx

Fillon hetimi në rezidencën e konsullit saudit në Stamboll

Zyrtarët turq në grupin e punës të formuar për hetimin e rastit të gazetarit saudit të zhdukur të Washington Post, Jamal Khashoggi, arritën në rezidencën e konsullit saudit në Stamboll, Muhammad al-Otaibi i cili dje ishte larguar nga Turqia, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët të përbërë nga ekspertë nga departamentet e hetimit të skenës së krimit, gjithsej me 4 automjete civile kanë arritur në rezidencën e konsullit, të cilët më pas hynë në rezidencë me mjetet që kishin sjellë me vete. Pas hyrjes së zyrtarëve turq, filloi hetimi në rezidencë.

Grupi i përbashkët i përbërë nga zyrtarë sauditë dhe turq filloi punën të hënën me një hetim disa orësh të kryer në ndërtesën e konsullatës.

Delegacioni turk i cili kryesohet nga një zëvendëskryeprokuror i shtetit dhe një prokuror nga Prokuroria e Stambollit, përbëhet nga një staf ekspertësh nga departamentet e hetimit të skenës së krimit, të sigurisë publike dhe antiterrorit pranë Drejtorisë së Policisë së Stambollit.

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili ka dhënë kontribute edhe për “Al Watan”, një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Sipas burimeve të sigurisë, Khashoggi shkoi në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll për procedura të martesës, ndërsa më pas u konfirmua se nuk është larguar më nga konsullata dhe se në të njëjtën orë në ndërtesën e konsullatës kanë mbërritur 15 qytetarë sauditë, duke përfshirë edhe zyrtarë të cilët më pas janë kthyer në vendet nga kishin ardhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button