Koxias në Twitter: Tentuan të më gropojnë, por harruan që unë jam farë
Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Koxias menjëher pas dorëheqjes, përmes një statusi në llogarinë e tij në Twitter ju drejtua opinionit duke i cituar disa fjalë të poetit grek Dionis Kristijanopolos.
LEXO: Ministri grek, Koxias dha dorëheqje, kryeministri Cipras do të implmenentojë marrëveshjen e Prespës
“Vjen momenti, siç thotë poeti, kur patjetër duhet të vendosësh ku do të shkosh dhe kënd do ta lësh. Grupi punues dhe disa ministra i dorëzuan vendimet e tyre mbrëmë, kurse unë e dorëzova timen. Sidoqoftë, është mirë që të kujtohemi në fjalët: ”Tentuan të më gropojnë, por harruan që unë jam farë”, shkruan Koxias në llogarin e tij në Twitter.
Έρχεται η στιγμή, λέει ο ποιητής, να αποφασίσεις με ποιούς θα πας και ποιούς θα αφήσεις. Ο ΠΘ και σειρά Υπουργών έκαναν στο χθεσινό ΥΣ τις επιλογές τους και εγώ κατοπιν τις δικές μου. Είναι καλό να θυμούνται, όμως, τον στίχο: βαθιά να με θάψουν θέλησαν, ξέχασαν οτι είμαι σπόρος
— Nikos Kotzias (@NikosKotzias) October 17, 2018