Manojllovski: T’i amnistojmë anëtarët e VMRO-DPMNE-së, do të na del më lirë

Deputeti i BDI-së, Branko Manojllovski, nga foltorja kuvendore në vazhdimin e sotëm të seancës plenare ka porositur që të amnistohen të gjithë funksionerët e akuzuar dhe aktivistët partiakë dhe shteti t’i mbrojë deputetët që të munden lirë të votojnë. Qëllimi është, ashtu siç tha ai – BE, NATO, paga të larta, ekonomi të mirë, pensione në kohë dhe gjithçka tjetër, njofton Portalb.mk.

“Anëtarët e VMRO-DPMNE-së janë njerëz të mrekullueshëm, unë do të kisha dashur të propozoj diçka praktike. Secili anëtar që do të dëshirojë të votoj ëpër propozimin, shteti të qëndrojë mbrapa tij, t’i garantojë ardhmëri, por fillimisht duhet që të votojë, dhe do të dihet kush do të votojë. Të amnistohen të gjithë fajtorët, amnisti për të gjithë, më lirë është, gjithçka tjetër është shtrenjtë, dhomat e burgut janë të shtrenjta. Hajde t’i amnistojmë, mjaft kanë pësuar, kanë kaluarnëpër telashe. Të jemi praktik. Mëlirë është t’u ndihmojmë anëtarëve të VMRO-DPMNE-së, të qëndrojmë mbrapa tyre nëse kanë diçka kritike në parti, të munden lirë të votojnë”, tha Manojllovski.

Jepuni të drejtë, shtoi ai, të votojnë anëtarët e VMRO-DPMNE-së dhe qëndroni mbrapa tyre.

Dhunuesit e 27 Prillit, mund të falen vetëm me ligj të veçantë për amnisti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button