Mickoski: Zaev pati rast t’u kërkojë falje të akuzuarve për 27 Prillin

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nuk tërhiqet nga qëndrimi partiak se referendumi për Marrëveshjen me Greqinë është i pasuksesshëm. Në lidhje me mundësinë për amnistim të të akuzuarve për dhunën e 27 Prillit në Kuvend dhe thirrjen e nënkryetarit të partisë, Mitko Jançev, që të pranohet një ofertë e tillë, Mickoski thotë se ai është qëndrim i tij personal. Sipas tij, oferta nuk është e ndershme, njofton Portalb.mk.

“Nuk besoj në drejtësi dhe nuk pranojmë asnjë tregti me drejtësinë. Të akuzuarit janë viktima të pafajshme të ndjekjes politike nga ana e Zoran Zaevit dhe LSDM. Zaev në fjalimin e tij ka pasur mundësi që edhe atyre edhe familjeve të tyre publikisht t’u kërkojë falje për gjithçka që kanë përjetuar ata në vitin e kaluar, por ai vendosi që në stil të manipuluar të kushtëzojë, mbështeteni Marrëveshjen me Greqinë dhe më pas do të ketë amnisti. Turp”, thotë Mickoski në një intervistë në “Dojçe Vele”.

LEXO: Zaev është për falje, Jançev për amnisti, Vasilevski dhe Arnaudov në liri

I pyetur nëse është e mundur që të gjejnë gjuhë të përbashkët me Zaevin, ai u përgjigj:

“Ka mundësi të konstatojmë se Marrëveshja është e vdekur. Çdo përdhunim i mëtutjeshëm i këtij procesi vetëm do të krijojë tensione shtesë dhe polarizime në shoqëri, ndërkaq fajtor i vetëm për atë është Zoran Zaevi, i cili ka premtuar diçka që nuk ka mundur ta plotësojë”.

Ai ka reaguar edhe ndaj asaj që kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk pranoi që ai të mbajë fjalim përpara deputetëve.

“Nëse mundeshin Mogerini dhe Stoltenberg të mbajnë fjalim në Kuvend, nuk e kuptoj pse nuk mundet që të mbajë fjalim lideri i partisë më të madhe opozitare. Keni durim, sot-nesër do ta dëgjoni fjalimin e ndaluar dhe gjithçka që kam dashur të them në opinion si porosi”, shton Mickoski duke i demantuar informatat se ai ka pasur takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Dhunuesit e 27 Prillit, mund të falen vetëm me ligj të veçantë për amnisti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button