Bërnabiq: Reagimi i Vulinit adekuat – deklarata e Scott, skandaloze

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq konsideron se ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin i është përgjigjur në mënyrë adekuate deklaratës së ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Kyle Scott se Kosova është shtet i pavarur dhe Qeveria e saj “nuk është e ashtuquajtura qeveri, por është Qeveri e Kosovës”

“Kjo është e papërshtatshme, jo vetëm në diplomaci, por edhe një shpërfillje për mikrpitësin pasiqë deklarata është dhënë në ndërtesën qeveritare të Serbisë”, tha Bërnabiq gjatë një vizite në Nish, transmeton Klan Kosova.

Për deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd, ka reaguar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq sipas të cilit çfarëdo qoftë Kosova dhe qeveria e saj për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ambasadorin Scott, për Serbinë është e ashtuquajtura qeveri dhe shteti i ashtuquajtur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button