Grupi i punës për rastin Khashoggi largohet nga konsullata saudite

Zyrtarët turq dhe sauditë të grupit të përbashkët të punës të formuar për hetimin e rastit të gazetarit të zhdukur saudit Jamal Khashoggi, pas punimeve të kryera për rreth 9 orë janë larguar nga ndërtesa e konsullatës saudite, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët turq dhe sauditë në grupin e përbashkët të punës derisa janë larguar nga konsullata nuk kanë dhënë deklaratë.

Po ashtu bëhet e ditur se pas largimit të ekipeve të policisë dhe zyrtarëve të ardhur për inspektime në ndërtesë nuk ka mbetur asnjëri nga grupet e punës.

Delegacioni turk i përcaktuar nga Prokuroria e Stambollit, kryesohet nga një zëvendëskryeprokuror dhe një prokuror i shtetit, nga një staf ekspertësh nga departamentet e hetimit të skenës së krimit, të sigurisë publike dhe antiterrorit pranë Drejtorisë së Policisë së Stambollit si dhe nga zyrtarët sauditë.

– Ngjarja

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili ka dhënë kontribute edhe për “Al Watan”, një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Sipas burimeve të sigurisë, Khashoggi më 2 tetor shkoi në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll për procedura të martesës, ndërsa më pas u konfirmua se nuk ka dalë më nga konsullata dhe se në të njëjtën orë në ndërtesën e konsullatës kanë mbërritur 15 qytetarë sauditë, përfshirë edhe zyrtarë të cilët më pas janë kthyer në vendet nga kishin ardhur.

Një grup i pëarbashkët pune i përbërë nga zyrtarë sauditë dhe turq u formua më pas për hetimin e rastit të gazetarit Khashoggi. Grupi i përbashët i punës zhvilloi mbledhjen e parë në orët e drekës në Drejtorinë Policore të Stambollit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button