Ka ndërruar jetë Milena Dravic, disa role filmike me Bekim Fehmiun

Ka ndërruar sot jetë në Beograd një prej aktoreve më të mira serbe, Milena Dravic, njofton Kultplus.

Një zonjë e rëndë e ekranit filmik, Dravid ka performuar bashkë me shqiptarin Bekim Fehmiu në filmin “Deps”.

Antun Vrdoljak ka bërë regjinë e filmit që u realizua në vitin 1974, ku dyshja luajnë rolet kryesore.

Historia e filmit tregon për Depsin, kriminelin 36 vjeçar që shihet të hyjë në Zagreb. Policia e përcjellë këtë burrë që është akuzuar për 12-të krime. Të njëjtin ditë në një bankë ndodhë një vjedhje, shkruan KultPlus.
Me lojën e saj në këtë film, Milena morri çmim në Pula të Kroacisë.

Dyshja kanë luajtur bashkë edhe në një film tjetër. Bëhet fjalë për “Pavle Pavlovic” i vitit 1975.

Milena ndërroi jetë në moshën 78 vjeçare pasi lëngonte nga një sëmundje. Ajo ka marrë dy herë në Serbi çmimin për aktoren më të mirë dhe pesë herë çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button