Powell mund të ketë refuzuar emërimin si ambasadore e SHBA-së në OKB

Shefja ekzekutive në Wall Street, Dina Powell, të cilën Shtëpia e Bardhë e ka përmendur si kandidate të mundshme për ambasadore amerikane në Kombet e Bashkuara, është tërhequr vetë nga përzgjedhja potenciale, kanë raportuar agjencitë e lajmeve.

Udhëheqësja e bankës për investime, Goldman Sachs është tërhequr si kandidate potenciale për të zëvendësuar ambasadoren amerikane, Nikki Haley në OKB, kanë raportuar Reuters dhe AP, duke cituar zyrtarë anonimë, transmeton REL.

Këto agjenci kanë raportuar se Powell i ka thënë presidentit amerikan, Donald Trump në një bisedë telefonike se ajo është e nderuar që emri i saj është përmendur, mirëpo planifikon të qëndrojë në pozitën e saj në bankë.

Trump ka biseduar me Powell këtë javë rreth pozitës në OKB, pasi Haley ka njoftuar papritur këtë javë për planet e largimit.

Përndryshe Powell ka shërbyer në Shtëpinë e Bardhë më herët si Zëvendës-këshilltare për Siguri Kombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button