Jep dorëheqje ambasadorja e SHBA-së në OKB

Mediat amerikane kanë raportuar se presidenti amerikan, Donald Trump ka pranuar dorëheqjen e ambasadores amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, shkruan REL.

Largimi i ish-guvernatores së Karolinës Jugore ka qenë befasues për zyrtarët e administratës së Trumpit, është thënë në disa raporte.

Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar këtë lajm, mirëpo ka thënë se Trump do të takohet me Haleyn ditën e martë.

Haley ishte emëruar e dërguar e SHBA-së në OKB, në janar të vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button