Një 61 vjeçare nga Reçica e Vogël kapet në burg duke tentuar t’ia japë djalit të vet një qese me heroinë

Të punësuarit në Burgun e Tetovës dje gjatë kontrollit të ushqimit dhe pijeve të sjella nga nëna e një të burgosuri, i cili është në paraburgim të përkohshëm, nga pakoja e lëngut është gjetur një qese me heroinë, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç informojnë nga MPB, dje rreth orës 11 nga ana e të punësuarve në Burgun e Tetovës, gjatë kontrollimit të ushqimit dhe pijeve të dorëzuara nga I.S. (61) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës, e cila i ka sjellë për djalin e saj F.S. (29), i cili është në paraburgim, në njërën prej pakove të lëngjeve është gjetur një qese me heroinë.

Pas paraqitjes, SPB Tetovë ka dalë në vendin e njarjes dhe e ka gjetur materien e cila është dorëzuar në ekspertizë. Po merren masa për pastrimin e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button