Ende ka skepticizëm në BE lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën

Megjithëse kriteret për liberalizim të vizave janë përmbushur, për një gjë të tillë duhen bindur shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Kjo ka qenë porosia që eurodeputeti David McAllister, ka sjellë në Prishtinë, në takimet që ka pasur me krerë të shtetit, transmeton Koha.net.

I pari që e ka pritur politikanin gjerman këtë të shtunë ka qenë kryeministri Ramush Haradinaj, e pas tij, edhe zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj.

McAllisteri ka thënë se lidhur me liberalizimin e vizave, ende ka skepticizëm në BE, përfshirë te dy shtetet më të fuqishme të BE-së, Franca e Gjermania.

Dialogun Kosovë – Serbi dhe diskutimet lidhur me kufijtë, McAllister tha se Parlamenti Evropian është duke i ndjekur nga afër.

Gjatë javës së ardhshme, në këtë institucion pritet të diskutohen raportet për Kosovën e Serbinë, me ç’rast pritet të bëhet publik qëndrimi i propozuar i Parlamentit lidhur me këto çështje.

McAllisteri, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, të premten ka pasur takim me presidentin Thaçi, e para qëndrimit në Kosovë, ai qëndroi për vizitë zyrtare në Serbi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button