fbpx

Ka ndërruar jetë sopranoja Monteserrat Caballe

Këngëtarja spanjolle e operës, Monteserrat Caballe ka ndërruar jetë sot në moshën 85-vjeçare, ka njoftuar zëdhënësi i një spitali në Barcelonë, njofton REL.

Caballe nisi karrierën e saj më 1956 në Bazel të Zvicrës dhe ka performuar mbi 4 mijë herë. Caballe konsiderohet gjerësisht si diva e fundit e operës.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez tha se është “lajmi i trishtueshëm”, ndarja nga jeta e Caballe.

“Një lajmëtare e madhe e vendit tonë ka vdekur. Monteserrat Caballe, zëri i saj dhe ëmbëlsia e saj do të qëndrojë gjithmonë me ne”, ka shkruar ai në Twitter.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close