fbpx

Netanyahu merret në pyetje sërish në hetimet për korrupsion

Policia izraelite ka marrë në pyetje për të 12-ën herë, kryeministrin e këtij vendi, Benjamin Netanyahu, lidhur me një hetim të gjatë për korrupsionin, transmeton Reuters, përcjell REL.

Hetuesit i kanë bërë pyetje për orë të tëra Netanyahut në zyrën e tij në Jerusalem.

Disa media lokale kanë thënë se pyetjet kanë qenë të lidhura me dy raste, për të cilat policia ka rekomanduar ngritjen e padive.

Një rast lidhet me një dhuratë që supozohet t’i jetë dhënë familjes së Netanyahut, ndërsa në tjetrin besohet se ai ka diskutuar për prezantim më të mirë të punës së tij në një nga gazetat më të mëdha në Izrael, Yedioth Ahronoth.

Mirëpo lideri izraelit ende nuk është përballur me ndonjë akuzë, pasi edhe vetë ai mohon ndonjë keqbërje dhe pretendimet i ka cilësuar të pabaza.

Tani varet nga Prokurori i Përgjithshëm në Izrael nëse do të ngre padi kundër tij.

Policia ka njoftuar përmes një deklarate se procesi i së premtes ka zgjatur “disa orë”, mirëpo nuk ka dhënë detaje.

Ndërkohë, një zëdhënës i Netanyahut ka thënë se kryeministri u është përgjigjur pyetjeve “me besim të plotë, duke e ditur qartzi se nuk ka ndodhur asgjë”.

Netanyahu është marrë në pyetje edhe për një rast të tretë, në të cilin policia dyshon se pronarët e kompanisë më të madhe telefonike në Izrael i kanë siguruar mbulueshmëri më të mirë atij në një media online, në këmbim të trajtimit të veçantë nga zyrtarët përgjegjës për komunikime.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close