Matthaus: Pobga nuk është lider, nuk është si Gerrard

Legjenda gjermane, Lothar Matthaus insiston që mesfushori i Manchester Unitedi, Paul Pogba, nuk është lider dhe nuk është Steven Gerrard.

Matthaus ndjen se mesfushori i Unitedit nuk do të jetë kurrë një “drejtues i vërtetë” apo një lider si legjenda e Liverpoolit, Gerrard, tani menaxher i Rangers, transmeton Telegrafi.

“Njerëzit pyesin nëse Pogba mund të jetë një udhëheqës [lider] ose një kapiten në Manchester United”, ka thënë fillimisht Matthaus.

 “Ai është një lojtar kyç, një lojtar i mirë dhe ai luan në pozitën e duhur, por për mua ai nuk është një lider i vërtetë si (Steven) Gerrard”.

Paul Pogba (Getty Images)

“Duhet të jesh me të vërtetë serioz gjatë gjithë kohës – nuk mund të jesh kudo në mediat sociale”.

Gerrard gjatë prezantimit si trajneri i Rangers (Foto: Getty Images)

“Për mua, Pogba e tregon shumë veten. Nuk mund të them se është një lojtar i cili mund ta shtyjë ekipin, sepse ai fokusohet aq shumë tek vetja e tij”.

“Nëse doni të jeni kapiten apo lider, gjithmonë duhet të jepni ndjenjën se po mendoni për ekipin, jo vetëm për veten tuaj”, përfundoi gjermani legjendar.

Ndryshe, Pogba ka qenë i kritikuar shumë këtë sezon nga të gjitha anët, ku pjesë e tyre ishin edhe disa nga legjendat e Unitedit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button