Deficiti tregtar i jashtëm i Turqisë zvogëlohet në muajin shtator

Deficiti tregtar i jashtëm i Turqisë në muajin shtator u zvogëlua për 77 për qind në baza vjetor, tregun të dhënat paraprake të Ministrisë turke të Tregtisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një takim në kryeqytetin turk Ankara, ministrja e Tregtisë Ruhsar Pekcan tha se vëllimi i eksporteve të vendit u rrit me 22,6 për qind në baza vjetore, për të arritur shifrën më të lartë të eksportit në shtator, 14,5 miliardë dollarë.

Ajo vuri në dukje se vëllimi 12-mujor i eksportit arriti gjithashtu një kulm të ri prej 165,1 miliardë dollarësh.

“Shpresojmë se do të arrijmë objektivin tonë të vëllimit të eksportit për këtë vit, të cilin e ricaktuam në 170 miliardë dollarë”, tha Pekcan.

Në shtator, importet e Turqisë u zvogëluan me 18,1 për qind në baza vjetore, konkretisht në 16.4 miliardë dollarë, shtoi ajo.

“Kështu, raporti i mbulimit të eksporteve ndaj importeve arriti 88,4 për qind, niveli më i lartë në nëntë vjet”, tha Pekcan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button