Referendumi, ja çfarë tha pasi votoi lideri i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, sot ka realizuar të drejtën për të votuar në referendumin për çështjen e emrit, njofton Portalb.mk.

Ai pas votimit tha se, shpreson që qytetarët të votojnë për hapjen e shtegut të ri për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, ndërkaq siç tha ai, vendimi i tyre duhet të respektohet, sido që të jetë.

“Në politikë, ka disa momente që janë lakmuesi i vërtetë kur krejt fushata, apo aktivitetin që e keni bërë është moment deçiziv kur ju e kuptoni se cili ka qenë efekti i punës tuaj. Ashtu sikur edhe përpjekja jonë për integrim në NATO dhe BE që ka qenë disa dhjetëra vjet, sot është dita kur ne duhet ta kuptojmë këtë përpjekje dhe angazhim tonin për NATO dhe BE, dhe të shohim se sa qytetarët pro kësaj rruge. Ne si politikanë, si qytetarë e kemi bërë angazhimin dhe përpjekjen tonë dhe sot u mbetet që të flet populli, pastaj ne pas orës 19:00 ta dëgjojmë zërin e tyre dhe të vazhdojmë. Mendoj se kjo është rregulla e parë elementare e demokracisë, ne nuk mundemi ndryshe të veprojmë përveç se të punojmë dhe ta dëgjojmë zërin e qytetarëve. Shpresoj dhe besoj se qytetarët do të dalin në referendum dhe do të rrethojmë “për” dhe do t’i hapin një shteg të ri për integrim në NATO dhe BE”, tha Gashi.

Votimi përfundoi, KSHZ e tregoi përqindjen e daljes së votuesve në referendum deri në orën 18:30 (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button