Është sulmuar një ish-ambasador i Maqedonisë në Shkup

Ish-ambasadori i Republikën e Maqedonisë në Hungari, është sulmuar fizikisht mbrëmë në një nga objektet hotelierike në Shkup, shkruan Civil.mk.

Sulmin ndaj ish-ambasadorit e ka kryer një person i cili fillimisht ka filluar ta provokojë duke e quajtur tradhëtar, e shitët emrin, dhe fyerje të ngjajshme, kurse më pas e ka goditur fortë në pjesën e parapme të kokës.

Jo-zyrtarisht personi i cili e ka sulmuar ambasadorin thuhet të ketë qenë djalë i një ish-kryetari komune. Sipas dëshmitarëve ai para se ta sulmojë ish-ambasadorin, e ka malltretuar dhe shoqëruesen e tij.

Ish-ambasadori është i njohur në opinion për qëndrimet e tij në përkrahje të referendumit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button