Gjatë heshtjes para referendumit, Civil: Po përdoret agjitacion, grisje e afisheve dhe gjuha e urrejtjes

Vëzhguesit e Civil-Qendrës për liri kanë vërejtur disa parregullsi gjatë heshtjes para referendumit. Aktivistët e dy palëve kanë vazhduar me agjitacion ndaj qytetarëve që të bojkotojnë referendumin ose të dalin në votim.

Është vërejtur grisje e afisheve (material propagandues) në fshatrat Tarinci, Radanje dhe Belvan të komunës Karbinci.

Gjithashtu është vërejtur edhe kampanjë e pandërprerë në rrjetet sociale, thyerje e heshtjes dhe përdorim i gjuhës së urrejtjes nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Deri mbrëmë vonë, aktivistët e Bojkotoj kanë thirrur për bojkot, dhe një pjesë e tyre kanë përdorur edhe gjuhë të urrejtjes.

Civil i fton qytetarët që të vazhdojnë me lajmërimin e parregullsive dhe përsërisin apelin deri te institucionet përkatëse që të reagojnë për çdo lajmërim të parregullsive në përputhje me ligjet.

Ekipi për analiza dhe koordinim i Civil pranon me dhjetëra thirrje nga qytetarët nga i gjithë vendin, me pyetje rreth të drejtave të votimit dhe heshtjes para referendumit.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button