Është konfiskuar 17 kilogramë drogë në Lipjan
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar mbi 17 kilogramë substancë të dyshuar të llojit marihuanë.
“Është arrestuar i dyshuari pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 17.031 kilogram”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, transmeton Lajmi.net.
Përveç drogës, Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar edhe 2 celularë, dy fletorë për mbajtjen e evidencave, 360 euro para dhe një peshore digjitale.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.