Regjistri i ri i operatorëve organik nga sot do të jetë i qasshëm për konsumatorët

Sot në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit është promovuar Regjistri i ri i operatorëve organik. Përmes këtij regjistri konsumatorët kanë mundësi të marrin informata të saka për të gjithë prodhuesit, tregtaret, furnizuesit dhe përpunuesit e certifikuar të produkteve organike, ndërsa përmes informatave të qasshme edhe hyrje direkte në kontakte me to, transmeton Portalb.mk.

“Si qeveri kemi për obligim t’u garantojmë qytetarëve se prodhimet që blihen janë certifikuar si prodhime organike, diçka që deri tani ishte pengesa më e lartë për zhvillim të prodhimtarisë organike. E gjithë kjo ka hapur hapësirë për manipulime në treg. Me regjistrin e ri për prodhime organike do të mundësohet bashkëpunim më i lehtë mes prodhuesve, tregtarëve dhe  përpunuesve dhe rritje e vëllimit të bashkëpunimit të tyre. Kjo do ta rrit besimin e konsumatorëve për prodhim organik në Maqedoni”, deklaroi ministri Nikollovski.

Në regjistër janë përfshirë 654 operatorë për prodhimtari organike, për të gjitha llojet e pemëve, perimeve, llojet e blegtorisë, bletarisë, drithërave, bimëve mjekësore dhe aromatike a tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button