Kopsht me senzorë në shkollën për rehabilitim të fëmijëve dhe të rinjve me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov”

Kopsht me senzorë i cili paraqet klasë të hapur, e dizajnuar në mënyrë speciale që të mundësojë spektër të gjerë të përvojave shqisore me qëllim që t’i rrisë aftësitë shqisore të fëmijëve me shikim të dëmtuar dhe t’iu ndihmojë për orientim më të lehtë në hapësirë sot u lëshua në përdorim në shkollën shtetërore për rehabilitim të fëmijëve dhe të rinjve me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov” në Shkup. Projekti është financuar në tërësi nga kompanitë -anëtare të Odës Ekonomike Amerikane në Maqedoni, transmeton MIA. 

Në hapjen e kopshtit të parë me senzorë në Maqedoni, morën pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, ambasadori amerikan Xhes Bejli, Drejtoresha Ekzekutive e Odës  Ekonomike Amerikane në Maqedoni, Dijana Despodov, kryetari i Kisella Vodës, Filip Temellkovski…

“Nxënësit me shikim të dëmtuar nga kjo shkollë fitojnë të ashtuquajturin kopsht me senzorë ku do të kenë mundësi për përvetësimin e aftësive fizike, aftësia për orientim dhe mobilitet në hapësirë, për identifikim të karakteristikave dhe veçoritë e bimëve dhe kulturave bujqësore, për ndjekjen e procesit të tyre të prodhimtarisë etj.,”tha Ademi.

Сензорна градина1

Theksoi se bëhet fjalë për projekt, i pari në vend i këtij lloji i cili do të jetë me interes të madh në zhvillimin e aftësive personale të nxënësve, ndërsa do të ketë edhe rëndësi edhe për arsimtarët të cilët iu ligjërojnë dhe të cilët jo vetëm në mënyrë teorike dhe abstrakte të sqarojnë punë të caktuara dhe të cilat jo vetëm në mënyrë teorike dhe praktike që t’i prezantojnë dhe t’iu mundësojnë që ata t’i shijojnë në mënyrë të veçantë  të përshtatet në specifikat e tyre.

Ministri shtoi se me këtë investim është bërë hap i madh drejt rritjes në një qendër komplete,  moderne për arsim dhe rehabilitim të fëmijëve dhe të rinjve me shikim të dëmtuar.

Drejtori i Shkollës Shtetërore për rehabilitim të fëmijëve dhe të rinjve me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov”, Goranço Jakimov u falënderua për realizimin e projektit dhe tregoi për rëndësinë e tij për nxënësit dhe arsimtarët.

Сензорна градина2

Ambasadori Bejli tha se duke krijuar këtë kopsht me senzorë kompanitë dhe individët e kishin treguar rrëfimin e tyre se bashkësia e shëndoshë në të cilën të gjithë kanë mundësi është e mirë edhe për ta, për arsyen e tyre të ekzistimit dhe të identifikojnë se sektori afarist nuk ekziston pavarësisht nga bashkësia, por ekziston brenda në shoqëri dhe bashkëpunon me të gjithë pjesëtarët e tij, organizatat civile, autoritetet, që e gjithë bashkësia të prosperojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button