fbpx

Të dënuarve për Sopotin u refuzohet dëmshpërblimi (Foto)

Siç mëson Alsat M, ish të dënuarit në rastin Sopoti në fundjavë janë njoftuar nga ministria e Drejtësisë me përgjigjen negative të këtij dikasteri ndaj të drejtës së tyre për dëmshpërblim.

Jo zyrtarisht mësohet se dikasteri i Renata Deskoskas nuk ka buxhet për ta mbuluar dëmin e Sopotasve. Megjithatë arsyet zyrtare pritet t’i shpalosin avokatët e ish të dënuarve. Në rast se resori Drejtësisë nuk i mbulon dëmet për shkak të mungesës së buxhetit, çështja kalon në instanca gjyqësore.

Kërkesa për dëmshpërblimin e një pjese të dënuarve ishte dërguar në muajin maj të këtij viti.

Ndryshe, pas tërheqjes së akuzës nga ana e Prokurorisë Speciale për shkak të mungesës së dëshmive, pala e dëmtuar ka dorëzuar kërkesë për dëmshpërblim më 21 maj të këtij viti. Avokati Paçuku, ka kërkuar dëmshpërblim me vlerë prej 2.5 milionë euro për 6 të dëmtuar, ndërkaq për 4 të tjerë të cilët kanë qenë jashtë vendit, do të dorëzojë gjatë javës së ardhshme.

Rasti “Sopoti” është nga viti 2003, kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë humbën jetën, pasi që një automjet terreni i NATO-s shkeli në minë në rrugën rajonale Sushevë – Sopot

Në këtë rast dhjetë persona janë dënuar për terrorizëm.

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në korrik të vitit të kaluar ia ka dorëzuar lëndën Prokurorisë Speciale, pasi që në opinion u publikuan bisedime të funksionarëve qeveritarë të ndërlidhur me këtë rast. 

Nga materialet e përgjuara të publikuara në vitin 2015 nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ose të ashtuquajturat “bomba”, dëgjohet si ish-ministrja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish-shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, diskutojnë për rastin në fjalë dhe thonë se të akuzuarit pafajsisht janë burgosur.

Më poshtë mund ta dëgjoni “bombën” për “Sopotin”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close